Incidenti komik në skenë në mes të dramës – Mimoza Marjanaku

Incidenti komik në skenë në mes të dramës – Mimoza Marjanaku

Në episodin e ri të RevoCast, Aldo Mustafa fton aktoren e njohur Mimoza Marjanaku për të ndarë një prej momenteve më komike dhe të papritura që ka përjetuar në skenë. Me një humor të veçantë dhe një histori të paharrueshme, Marjanaku tregon sesi një incident me këpucën e kolegut të saj, Xhejni Fama, në mes të një drame serioze, u krijua një situatë komike për të gjithë trupën e aktorëve.

Teksa kujton këtë ngjarje, Marjanaku rrëfen se ndërsa po interpretonte, vuri re që kolegu i saj po rrëshqiste në skenë me njërën këmbë, për shkak të shollit të këpucës që iu hap gjatë shfaqjes. Duke bërë një improvizim të çastit, ajo dhe kolegët arritën të ruanin atmosferën dramatike, ndërkohë që Xhejni përpiqej të zgjidhte këtë situatë komike duke hequr shollën për të vazhduar pjesën.

INTERVISTA

Mimoza Marjanaku: Ishte një moment kolegu im Xhejni, kemi qenë në një dramë dhe ishte fillimi i saj. I hapet sholli i këpucës dhe ai duhet të kalonte përpara nesh. Isha unë në skenë dhe Amosi dhe ai duhet të kalonte përpara nesh dhe ndërkohë ai ecte duke rrëshkitur njërën këmbë. Në moment thash “po ky tani e gjeti të bëj këtë”?

Aldo Mustafa: Në dramë!

Mimoza Marjanaku: “E ka zgjedhur si personazh që çalon”. Ngjitemi, shkojmë pak më lartë, ai del në prapaskenë dhe na tregon shollin e këpucës.

Aldo Mustafa: Si e zgjidhët pastaj?!

Mimoza Marjanaku: Unë s’fola, foli Amosi.

Aldo Mustafa: U bë ndonjë ndërhyrje?

Mimoza Marjanaku: Ai ndërkohë mundohej ta shkulte fare atë shollën nga këpuca, sepse për pak duhet të futej prap në skenë!