Ngjyrat përdoren gjerësisht në marketing dhe reklama për të tërhequr vëmendjen e njerëzve drejt një produkti dhe mund të ndikojnë në gjendjen emocionale dhe humorin e tyre. Për shembull, ngjyra blu shpesh lidhet me paqen, qetësinë dhe thellësinë emocionale.
Edhe pse ende nuk ka prova forta që preferenca për një ngjyrë lidhet drejtpërdrejt me tiparet e personalitetit ato mund të jenë argëtuese dhe interesante për të kuptuar më mirë ngjyrat dhe kuptimet që mbartin.
E kuqe
Nëse të tërheq ngjyra e kuqe, mund të jesh person energjik dhe i prirur drejt përvojave të reja, duke përdorur pesë shqisat për të drejtuar sjelljen tënde.
Portokalli
Ata që preferojnë portokallin shpesh janë ekstrovertë, gjithmonë të prirur të sfidojnë veten për t’u përmirësuar.
E verdhë
Kjo ngjyrë sugjeron logjikë dhe kreativitet për ide të reja dhe të ndryshme.
Jeshile
Njerëzit që preferojnë jeshilen mund të kërkojnë siguri, mbrojtje dhe konfirmim që janë të dashur dhe të vlerësuar.
Blu
E lidhur me qetësinë, bluja mund të tregojë që një person kërkon paqe dhe rehati.
Lejla
Kjo ngjyrë tregon një person të dhembshur dhe të përkushtuar për t’i ndihmuar të tjerët.
Rozë
Shpesh lidhet me dashurinë dhe ngrohtësinë, duke treguar se një person kërkon dashuri të vërtetë dhe të pakushtëzuar.
Kafe
Njerëzit që dashurojnë kafen mund të jenë më të thjeshtë dhe kërkojnë marrëdhënie të qeta, të lehta dhe të sigurta me të tjerët.
E zezë
Ngjyra e zezë sugjeron preferencën për pushtet dhe kontroll në situata të ndryshme dhe mund të tregojë një prirje për humor të ndryshueshëm.
E bardhë
Ata që pëlqejnë të bardhën priren drejt thjeshtësisë dhe mund të jenë të pavarur, pa ndjerë nevojën për ndihmën e të tjerëve.
Gri
Kjo ngjyrë sugjeron që një person mund të ketë vështirësi në marrjen e vendimeve dhe të jetë më i pavendosur se ata që kanë preferenca për ngjyra të tjera.