Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Helena Kadare rikthehet si shkrimtare: E shkruara për mua është si terapi pas humbjes së Ismailit

Helena Kadare rikthehet si shkrimtare: E shkruara për mua është si terapi pas humbjes së Ismailit

Nga Blerina Goce 

Të shkruajë tashmë është terapi për të. Ka lënë pas atë kohë kur e identifikonte veten me dëshirë thjesht si gruaja e shkrimtarit të madh dhe i është kthyer si dikur të qenit shkrimtare. Helena Kadare sapo ka botuar librin e saj të ri “Krimineli nga Kadizi”, një libër që vjen nën siglën e shtëpisë botuese “Onufri”, ashtu si dhe librat e bashkëshortit të saj, Ismail Kadare. Mbrëmjen e së mërkurës, shkrimtarja ishte e pranishme në stendën e “Onufri”-t bashkë me botuesin Bujar Hudhri, për të firmosur librat e saj.

Znj. Kadare, sapo keni ardhur me një libër tuajin me tregime, “Krimineli nga Kadizi”. Çfarë sjell ky libër?

Gjatë kësaj periudhe, bashkë me botuesin, jemi munduar, që në disa libra me tregime që i kam pasur ndër vite, të zgjidhnim më të mirat e tyre në një vëllim të vetëm dhe t’i botonim për panair. Mirëpo ngjarjet që ndodhën me Ismailin nuk më dhanë mundësinë, nuk isha e përqendruar, nuk kisha kohën e duhur. Atëherë kam një bllok shënimesh, ku mbaj tema të ndryshme, kapa dy tema për të hequr mendjen dhe si një terapi për shpirtin tim mora të shkruaj këto dy tregime, domethënë janë shkruar tani, në periudhën tetor-nëntor.

Janë te jetuara, por sigurisht edhe të pasuruara pastaj. Kështu që për këto dy tregime Bujari tha: -Që të mos vish as ti në panair, kur nuk është Ismaili, nuk ka kuptim, kështu që po i marr të dyja dhe po i botoj në një vend. Më pas, mblidhi me qetësi ato tregimet e tjera dhe i botojmë gjatë vitit.

Për të shkruar këto tregime jeni bazuar në ngjarje të jetuara nga ju vetë?

Po. Kam qenë prezent në të dy ngjarjet. Njëra madje, “Gruaja e lirë” është në vetën e parë.

Ju keni jetuar një jetë të tërë me një shkrimtar të madh për Shqipërinë, por edhe më gjerë. Sa e vështirë ka qenë diçka e tillë dhe tani, pas kaq vitesh, si e identifikoni veten, si shkrimtare apo si gruaja e një shkrimtari të madh?

Me thënë të drejtën, deri para se Ismaili të ikte e quaja veten gruaja e shkrimtarit, sepse e kisha si mision për ta ndihmuar atë në të gjitha punët e rëndomta, që dihet që çdo familje i ka, që ai të mos prekej absolutisht nga asnjë banalitet i jetës, që nga jeta e përditshme. Unë isha admiruesja e shkrimeve të tij që gjimnaziste dhe deri në fund. Mundohesha të isha prezente për të, një ndihmëse dhe punën time krijuese e kisha lënë pas dore. Nuk jam marrë me të dhe gjithë kohën ia kam kushtuar atij.

Tani, për herë të parë u ndodha përballë kësaj situate, që ai s’është. Më parë, çdo gjë që kam shkruar nuk e çoja në shtyp pa e lexuar ai dhe çdo vërejtje që bënte, as nuk e diskutoja dhe e hiqja përnjëherë e nuk e çoja në shtyp. Tani, për herë të parë kësaj gjëje duhej t’i përgjigjesha vetë, nëse vlen apo jo çfarë kam shkruar. Unë e kam bërë me shumë dashuri atë që kam bërë (sigurisht, çdo njeri që shkruan hedh gjithë mundësitë e tij, shpirtin e tij në atë që bën). Tani unë nuk e di, është lexuesi që do ta përcaktojë këtë gjë, por është një i shkruar pa syrin që rri në kokë dhe që vëzhgon. Ndihem kështu, pak si jo e mbuluar.

Gjithashtu, kujtimet tuaja me z. Kadare janë të shumta, por a ka diçka që do të donit të veçonit?

Janë shumë. Jam munduar t’i përmbledh te libri i kujtimeve “Kohë e pamjaftueshme”. Pothuajse gjithë jeta jonë e 50 viteve është përmbledhur atje. Nuk mendoj se kam lënë ndonjë gjë të parëndësishme pa e thënë. Gjërat e parëndësishme nuk kanë asnjë vlerë.

A ka dorëshkrime, gjëra të lëna, ende të pabotuara të Ismailit, që mendoni se mund të shohin dritën e botimit?

Mendoj që ai i ezauroi vetë, Të gjithë krijimtarinë e tij, edhe ato dorëshkrime të tij të rinisë, që kishte pa botuar, ditarët, bashkë me Bujarin, botuesin, arritën t’i nxjerrin dhe ato. Ishte i  gjithë arkivi i tij, siç e sollëm nga Parisi. Shkuam me këtë mision në Paris. Mora 37 kuti me dorëshkrime, të cilat përfundimisht i dorëzuam në Arkivin e Shtetit. U bë një gjë shumë e mirë, sepse vend nuk kishim në shtëpi, por edhe sikur të kishim, ato duan mirëmbajtje, që vetëm arkivi ua siguron.

Ju thatë se e shkruara tashmë është terapi për ju. Do të vazhdoni të shkruani dhe a do të mund t’ju shohim sërish së shpejti me një libër tjetër të ri?

Patjetër. Dhe lavdi Zotit që është kjo mundësi. Se sa do të arrij ta jap në përsosmëri ose jo është punë tjetër, por aman shyqyr është kjo mundësi, që të ulesh dhe të shkruash për njëqind arsye. Por kryesorja është ajo, si të thuash, kozmetika e shpirtit.