Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, projekt i parashikuar nga qeveria shqiptare dhe ministria e linjës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, ditën e sotme.
Në kuadër të restaurimit të Muzeut Arkeologjik të Korçës janë parashikuar të kryhen ndërhyrje të ndryshme.
Më kryesoret mbeten ndërhyrjet në themelet e strukturës dhe në muraturë, për shkak të amortizimit, me qëllim përforimin e saj. Gjithashtu restaurimi i plotë i çatisë. Restaurim i muraturës sipas strukturës arkitekturore dhe pjesës së ndërkateve.
E gjitha kjo pa harruar edhe rikonstruksionin apo restaurimin e strukturës së drurit, që mbetet ndër më të rëndësishmet për afektet e saj historike dhe muzeale, që karakterizon edhe godinën.


