Këngëtarja e njohur Claire Bouchet ose ndryshe Grimes, ka folur si rrallëherë për sfidën e saj të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve që ka me ish-partnerin e saj, Elon Musk.
Ish-çifti ka dy djem, X Æ A-Xii dhe Techno Mechanicus, si dhe një vajzë Exa Dark Sideræl.
“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Më tej artistja shprehet se nuk po e njeh më Elon Musk, duke theksuar se nuk e ka parë një nga fëmijët e saj për pesë muaj.
“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.
Grimes dhe Musk kanë qenë në një lidhje për katër vjet, gjatë së cilës ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë, të cilëve u kanë dhënë emra të pazakontë.