Nga Zhaklin Lekatari
“Voice of Virtual Violence” është një projekt artistik dhe ndërgjegjësues që eksploron gjuhën e dhunës dhe urrejtjes në hapësirën digjitale. Nëpërmjet një instalacioni unik, projekti ndan mesazhe reale të urrejtjes të kategorizuara në katër grupe: burra, gra, adoleshentë dhe ata që shkruajnë me gabime gjuhësore, duke ndriçuar fuqinë e fjalëve dhe plagët që ato lënë pas.
Projekti nuk është vetëm një pasqyrë e realitetit të dhunës virtuale, por edhe një ftesë për reflektim dhe shërim. Në një faqë të fundit, zëri i publikut bëhet protagonist: një fletë e bardhë pret përgjigjet për pyetjen “Çfarë ju bën të ndiheni të sigurt?” – një hap drejt krijimit të një hapësire më të mirë, si online ashtu edhe offline.
“Voice of Virtual Violence” nuk është thjesht një ekspozitë; është një thirrje për të sfiduar heshtjen dhe për të kërkuar përgjegjësi për gjuhën që përdorim.
Dt 25 nëntor tek Galeria e Tiranës, kati i tretë, ora 17:00