RevoCast rikthehet me një episod plot batuta dhe të qeshura, ku RevoCast mirëpret autorin dhe tekstshkruesin e momentit, Elios Shuli. Në një bisedë humoristike, u trajtuan temat e dashurisë, teksteve të këngëve, dhe madje edhe çmimet e tregut për një hit të mirëfilltë.
“Sa Paguhem? Shumë!”
Kur Aldo pyeti për tekstet e tij, Eliosi nuk vonoi të kthente një përgjigje që ndezi humorin. “Do të dish sa paguhem? Shumë! Hahaha! Se e di çmimin e tregut.” Me humor të spikatur, Eliosi i shtoi një kthesë bisedës, duke nënvizuar se, ndonëse njeh mirë vlerën e punës së tij, ka pasur edhe raste kur ka shkruar këngë falas. “Kam bërë dhe këngë falas, por nejse! Hahaha!”
Dashuria: Frymëzimi i Përjetshëm
Aldo, kaloi nga shifrat tek thelbi i krijimtarisë përgjatë bisedës. “Janë shumë tekste të cilat flasin për tematika të ndryshme, por përgjithësisht mbizotëron ajo e dashurisë.” Në këtë pikë, Eliosi pranoi se dashuria është frymëzimi kryesor i krijimeve të tij: “Patjetër gjithmonë.” Por nga buron gjithë ky pasion për dashurinë? Përgjigja, siç e shpjegon Eliosi, është një përzierje e retrospektivës dhe përjetimeve personale.
“Të gjitha tekstet e Këngës Magjike vijnë nga një periudhë e imja pos-ndarje. Tekstet përpara kanë qenë, e ke parasysh, kur ti kujton dramat… ku di unë, lidhjen e parë, kujton ndarjen e parë…” Batutat e Aldos nuk munguan as këtu, teksa ai e pyeti me një buzëqeshje: “Këto i ke të freskëta?!”, duke shkaktuar të qeshura nga ana e Eliosit.
Tekste që Prekin Zemrat
Pavarësisht notave humoristike, biseda shpalosi një të vërtetë: Elios Shuli sjell në çdo tekst një pjesë të shpirtit të tij, duke krijuar këngë që i flasin audiencës në mënyrë autentike. Nga retrospektiva e ndarjeve tek dramat e para të dashurisë, çdo fjalë ka një peshë dhe një histori që mund të preket nga kushdo që ka dashuruar.
RevoCast: Frymëzim, Batuta, dhe Histori të Vërteta
Episodi i katërt i RevoCast është një tjetër arsye përse ky podcast po bëhet një destinacion i preferuar për biseda të sinqerta dhe argëtuese. Me batutat e tij spontane dhe talentin e padiskutueshëm të Elios Shulit, ky episod sjell një përzierje perfekte të humorit dhe frymëzimit.
Dëgjoni tani episodin e fundit të RevoCast dhe zbuloni më shumë për tekstet, historitë dhe të qeshurat që ndajnë Aldo dhe Elios!
INTERVISTA
Aldo Mustafa: Po përsa i përket teksteve të këngëve të tua…
Elios Shuli: Do të dish sa paguhem? Shumë! Hahaha! Se e di çmimin e tregut.
Aldo Mustafa: Jo nuk do të pyes për çmimin se shpar e shmange me stil duke përmendur naftën.
Elios Shuli: Kam bërë dhe këngë falas, por nejse! Hahaha!
Aldo Mustafa: Jo, jam kurioz të di, janë shumë tekste të cilat flasin për tematika të ndryshme, por përgjithësisht mbizotëron ajo e dashurisë.
Elios Shuli: Patjetër gjithmonë.
Aldo Mustafa: Nga rrjedh?!
Elios Shuli: Po tani…
Aldo Mustafa: Në këngë e ligjërime…
Elios Shuli: Shiko si bën kot, sikur nuk ia thash “më pyet për këtë, që unë të…”
Aldo Mustafa: Bëjmë gjoja pra tani!
Elios Shuli: Të gjitha tekstet e Këngës Magjike, vijnë nga një periudhë e imja pos-ndarje. Tekstet përpara kanë qenë, e ke parasysh kur ti kujton dramat… ku di unë, lidhjen e parë, kujton ndarjen e parë…
Aldo Mustafa: Kthehesh në retrospektivë!
Elios Shuli: Këto mo? Këto janë…
Aldo Mustafa: Këto i ke të freskëta?!
Elios Shuli: Hahahaha!