Elios Shuli në RevoCast: Do doja të isha Armend Rexhepagiqi! Është i vetmi idhull!

Elios Shuli në RevoCast: Do doja të isha Armend Rexhepagiqi! Është i vetmi idhull!

Episodi i fundit i RevoCast sjell një moment magjepsës dhe plot surpriza, ku gazetar dhe tekst-shkrues rekord i Kënga Magjike, Elios Shuli, ndan mendime të thella për artistët që kanë ndikuar më shumë në jetën dhe karrierën e tij. Në një bisedë të ngrohtë dhe plot humor me drejtuesin e podcastit, Aldo Mustafa, Elios zbulon një anë të re të tij që do të mahnisë çdo dëgjues.

Në lëkurën e kujt do donte të jetonte Elios Shuli?

Gjatë episodit, Aldo Mustafa ngre një pyetje intriguese: “Nëse do bëje jetën e dikujt tjetër, të cilit personazh do doje? Nën lëkurën e kujt do doje të jetoje?” Pyetja që solli buzëqeshje dhe kureshtje, mori një përgjigje që nuk pritej.

Pasi Aldo, me humor, sugjeroi Irini Qirjakon, Elios qeshi, duke thënë:
“Jo, jo, se jetën ia di, por mister për mua është jeta e Armend Rexhepagiqit. Uah sa do doja të isha një Armend!”

Ky moment ndau jo vetëm pasionin e tij për muzikën, por edhe adhurimin për një nga figurat më të njohura të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqin.

Pse Armend Rexhepagiqi?

Sipas Elios Shulit, Armend Rexhepagiqi nuk është thjesht një muzikant, por një idhull i tij i vetëm, një term që ai rrallë përdor për këdo:
“Gjithçka tek ai më frymëzon, paraqitja, gotizmi që e karakterizon. Armendi është influenca ime në të bërit muzikë!

Aldo Mustafa nuk ngurroi të shtonte:
“Është një artist kolosal!”
Elios iu përgjigj me entuziazëm:
“Pafundësisht! Armendi është një ikonë e vërtetë dhe ndjek çdo hap të tij.”

Kjo bisedë zbavitëse dhe njëkohësisht emocionuese, me plot momente të qeshura dhe reflektime mbi artin, dëshmon qasjen unike të RevoCast në sjelljen e historive të reja dhe të papritura nga personazhet e njohur.

Mos e humbisni këtë episod të veçantë, ku Elios Shuli tregon një histori të re frymëzimi, duke ndarë dashurinë dhe respektin për një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare!

INTERVISTA

Aldo Mustafa: Nëse do bëje jetën e dikujt tjetër, të cilit personazh do doje? Nën lëkurën e kujt do doje të jetoje?

Elios Shuli: Unë e di që njerëzit mund të presin lloj lloj çudish me përgjigjen që unë do jap…

Aldo Mustafa: Por ti do thuash Irini Qirjako…

Elios Shuli: Jo, jo, se jetën ia di, por mister për mua është jeta e Armend Rexhepagiqit. Uah sa do doja të isha një Armend!

Aldo Mustafa: Është një artist kolosal!

Elios Shuli: Pafund! Në fakt Armendi është influenca ime në të bërit muzikë!

Aldo Mustafa: E ndjek, e ke frymëzim?

Elios Shuli: Është idhull, unë nuk para eci me termin idhull, por Armendi është i vetmi idhull që unë kam në jetë.

Aldo Mustafa: Çfarë të frymëzon tek ai?

Elios Shuli: Gjithçka, paraqitja, gotizmi që e karakterizon!

Aldo Mustafa: Ekstravaganca!

Elios Shuli: Ekstravaganca, thyerja e tabuve në shprehi, muzikë, kështuqë po, do doja të isha një Armend, pse jo!