6000 Euro për një audio! Elios Shuli: Kostoja marramendëse e muzikës!

6000 Euro për një audio! Elios Shuli: Kostoja marramendëse e muzikës!

Gjatë bisedës së tij në RevoCast, Elios Shuli zbuloi një realitet që shumë artistë mund të mos e flasin hapur – kostoja marramendëse e krijimit të një kënge të denjë për festivalet e mëdha.

Kënga si një investim i madh ekonomik

Në mënyrë të sinqertë, Elios ndau se vetëm audioja e disa këngëve pjesëmarrëse në këtë edicion të këngësh apo festivale, kushtojnë deri në 6000 euro.
“Kur një artist investohet kaq shumë, në fund të fundit për të bërë një festival të bukur, ti nuk mund t’ia mohosh dot të paktën të drejtën për të konkurruar!” – tha ai, duke theksuar sakrificat që qëndrojnë pas secilit projekt muzikor.

Pse kaq shumë?

Shuli shpjegoi se një audio e këtij kalibri përfshin jo vetëm regjistrimin në studio, por edhe miksimin dhe masterizimin nga profesionistë të rangut të lartë. Në një skenë ku konkurrenca është e madhe, çdo detaj ka rëndësi dhe cilësia nuk mund të kompromentohet.

Kjo bisedë ngre një çështje më të gjerë për artistët në industrinë shqiptare: A është tregu i muzikës në Shqipëri i përgatitur për këto kosto të larta?