Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë nëna e Eminem

Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ajo ndërroi jetë më 2 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.

Lajmi për sëmundjen e saj ishte bërë publik për herë të parë në shtator të këtij viti. Eminem, i cili tani është 52 vjeç, ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me nënën e tij gjatë gjithë jetës.

Megjithatë, kur ai mori çmimin e yllit në Hall of Fame, Debbie e përshëndeti atë publikisht. Në vitin 2019, babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në moshën 67-vjeçare.