“Sony Music Entertainment” befasojnë Jett në “Kënga Magjike”

“Sony Music Entertainment” befasojnë Jett në “Kënga Magjike”

Artisti Jett është vlerësuar nga gjiganti “Sony Music Entertainment” në natën finale të “Kënga Magjike 2024”. Për t’ja dorëzuar çmimin, në skenë ka ardhur përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili është shprehur se Jett është i jashtëzakonshëm.

Ardit Gjebrea: Ka një tjetër mesazh për ty, do të ftoj në skenë skenë drejtorin e “Menards Records”, përfaqësues ekskluziv i “Sony Music Entertainment” për Ballkanin Perëndimor, Branko Konvjenoviç.

Branko Konvjenoviç: Jam i nderuar që të jem këtu në këtë event, niveli është i pabesueshëm dhe jam shumë i lumtur të jem këtu në Tiranë. Vij nga ana e “Sony Music Entertainment”. Kjo është për këtë djalë të jashtëzakonshëm.

Ardit Gjebrea: Jett do të jesh pjesë e “Menard” që është pjesë e “Sony Music”, ka ardhur drejtori i madh këtu. Ti e mbërrite kështu “paf” menjeherë.

Por suprizat për Jett nuk kishin fund pasi e ëma e shfaq në Pallatin e Koncerteve, ndërkohë që artisti mendonte se ishte në shtëpi në Kosovë.

“Dua të kem gjithmonë mamin në skenë kur këndoj dhe dua ta ndaj emocionin njëjtë me mamin tim”, u shpreh Jet./tvklan.al