Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina.
Vendimi është marrë sot, 13 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa arsyet për largimin e saj nuk dihen ende.
Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është ngarkuar për të zbatuar vendimin, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
Vendimi
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.