Intervistën e radhës e zhvilluam me një vajzë, e cila është ende në hapat e parë të karrierës së saj premtuese në fushën e shkencave kompjuterike.
Ajo ka përfunduar së fundmi studimet Bachelor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës për Shkenca Kompjuterike dhe kursin e zhvillimit profesional në @Holberton School Tirana. Aktualisht ajo është punësuar nga kompania Vodafone Albania përmes Programit të të Diplomuarve.
Elsa Rrustaj bën pjesë tek të rinjtë frymëzues, të cilët na bëjnë krenarë, që me talentin, përkushtimin dhe ambicien e tyre tregojnë se nuk ka asgjë të pamundur.
Me Elsën biseduam për rrugëtimin e saj akademik dhe profesional si një vajzë në shkencat e forta. Një rrugëtim, i cili ka nisur nga pasioni për teknologjinë dhe frymëzimi prej një figure femërore në shkencë, motrës së saj, Ornelës, e vazhdon falë vendosmërisë së saj për t’ia dalë mbanë.
“Përtej kornizave” është pjesë e projektit “Rruga drejt narrativave përfshirëse”, që zbatohet nga Fondacioni Anna Lindh dhe synon të luftojë përhapjen e dezinformimit dhe çinformimit në disa shtete të përzgjedhura Euro-Mesdhetare. T’i japim fund çinformimit para se të nisë. #FillonMeTy
“Beyond Frames” is part of the Road to Inclusive Narratives project, implemented by @annalindhfoundation, aimed at combating the spread of misinformation and disinformation across selected countries of the Euro-Mediterranean. Ending Misinformation Before It Begins #StartswithYou. @CESA.organization