“Gjendje” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Gjendje” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

Nga Mimoza Marjanaku

“Gjendje”

A frymon nje trup qe xhvoshkur shpirtin e ka diku andej, ne zbrazeti?
E ne zbrazeti syri i derdhet e qerpiku qan kenge vaji?
E zjarri akullit i ve flake e akulli digjet flakesh?
A Te ndodh te duash e cfare ti do, te mos e dish?
A ndodh ajo qe kurre egzistuar ska ,te mungoje dhimbshem ?
E te mbjellesh faren ne fushe kuantike qe bime kurre s’cel?
E nese keshtu qenka thene qe ne te tretat dite lindur
Ty le te shijoje cfare mendja jote sheh.