Është konfirmuar shkaku i vdekjes së Liam Payne, ish-anëtari i grupit të One Direction i cili ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë, më 16 tetor 2024.
Sipas rezultateve përfundimtare të hetimeve shkaku mjekësor i vdekjes së tij tani është ‘polytrauma’, një term që do të thotë se një person ka lëndime të shumta traumatike në trupin e tij.
Një hetim i zhvilluar nga autoritetet argjentinase ka çuar në akuzat ndaj pesë personave për vdekjen e Payne. Ata përfshijnë menaxheren e hotelit, një recepsionist dhe një mik të këngëtarit, të cilët janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ndër ta janë Gilda Martin, menaxhere e hotelit Casa Sur, Esteban Grassi, recepsionist i hotelit, dhe Roger Nores, mik i Payne.
Pak para të hidhej nga ballkoni, Payne dyshohet se hodhi një kompjuter në hollin e hotelit dhe më pas goditi disa karrige.
Kur stafi mjekësor në Buenos Aires mbërritën në vendngjarje thanë se nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për Payne.
“Ai ra nga një lartësi prej 13 ose 14 metrash lëndimet ishin shumë të rënda për ne për ta shpëtuar atë”, thanë ata.
Payne ishte një nga kompozitorët kryesorë të One Direction. Grupi u nda në vitin 2015, por Liam menjëherë arriti sukses të madh si solist me këngën e tij të parë Strip That Down.
Gjashtë vjet më vonë, gjatë një interviste, Payne zbuloi varësinë e tij ndaj alkoolit dhe drogës, aq të rëndë sa “e çoi në mendime vetëvrasëse”.