Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi

Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi

Lazio në Serie A është duke konsideruar edhe Medon Berishën, mesfushorin e Leçes dhe Kombëtares.

Prej kohësh Lazio është në kërkim të një mesfushori qendre që mund të përshtatet me skemat e Marco Baronit. Klubi bardhekaltër është në kërkim të një futbollisti teknik, dinamik, të aftë për të interpretuar më së miri detajet taktike dhe lojën e trajnerit të Lazios.

Një nga kandidaturat është edhe mesfushori shqiptar Medon Berisha, aktualisht pjesë e Leçes në kampionatin italian. 21-vjeçari është talenti premtues për mesin e fushës, megjithatë prioriteti i Lazios mbetet Jacopo Fazzini i Empolit.

Në listë për mesin e fushës te Lazio kanë edhe Eljif Elmas dhe Valentin Atangana, sipas ‘Tuttomercato’. Kujtojmë se Medon Berisha ishte kapiten i Shpresave të Shqipërisë dhe Sylvinho e afroi në ekipin e parë, aty ku ka luajtur tre takime.