Vizioni i ri i Shijakut 2030: Kryetari i bashkisë Elton Arbana prezanton ‘Platformën Elektorale 2025-2029’

Vizioni i ri i Shijakut 2030: Kryetari i bashkisë Elton Arbana prezanton ‘Platformën Elektorale 2025-2029’

Kryetari i Bashkise së Shijakut, z. Elton Arbana, ka ndarë së fundmi një status në Facebook ku prezanton Platformën Elektorale për periudhën 2025-2029, duke përshkruar vizionin për Shijakun deri në vitin 2030. Kjo platformë synon të sjellë një vizion të qartë dhe të realizueshëm, duke përmbushur kërkesat dhe idetë e qytetarëve të Shijakut.

“Duke pasur parasysh vizionin që kemi për Shijakun e 2030, kemi përgatitur një Platformë Elektorale (2025-2029)”, shkruan z. Arbana. “Përmes saj synojmë të sjellim një vizion të qartë dhe të realizueshëm, duke përshkruar të gjitha idetë e qytetarëve të Shijakut dhe angazhimet tona për vitet në vazhdim.”

Platforma përmban prioritete të qarta dhe politika të detajuara për zhvillimin e qytetit, me mbështetjen e vazhdueshme të Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare. Ndër prioritetet kryesore të listuara janë:

  • Asfaltimi i rrugëve rurale, një masë e domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në zonat rurale.
  • Pajisja me certifikatën e pronësisë për banesat e palegalizuara, duke zgjidhur një problematikë të vjetër mbi 20 vjeçare.
  • Punësimi i të rinjve të diplomuar, një hap kyç për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe të parandalojë emigrimin.
  • Banesa për të pastrehët, duke garantuar strehim për më të dobtit e shoqërisë.

Një aspekt i veçantë i platformës është përshirja e kërkesave të diasporës, të cilat u evidentuan në një dëgjesë publike online. “Pas dëgjesës publike online me diasporën bëmë të mundur që dhe kërkesat e tyre për të ardhmen e qytetit të përfshihen në këtë platformë”, thekson z. Arbana.

“Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, përfundon z. Arbana, duke shprehur optimizëm për realizimin e kësaj platforme dhe zhvillimin e ardhshëm të Shijakut.