Librat mbeten dhurata më e bukur, letërsia shqipe ndër më të shiturat në fundvit

Librat mbeten dhurata më e bukur, letërsia shqipe ndër më të shiturat në fundvit

Libri është konsideruar gjithnjë si një dhuratë e bukur për festa.

Të dhurosh një libër është njëlloj si të dhurosh përvojë, një pjesë jete. Një dhuratë që nis ashtu papritur e zgjat pastaj përgjithmonë.

Festat që lamë pas e kishin librin kryefjalë të dhuratave dhe pati një rritje të ndjeshme të blerjes së librave në libraritë e kryeqytetit.

Ishte një periudhë e ngjeshur për ne, por edhe e bukur, se kishim lexues pa fund, që e duan librin dhe që vendosën ta dhuronin në pragfesta,” tregon librari Sinan Lila.

Letërsia bashkëkohore dhe ajo shqiptare kanë zënë vendin kryesor mes librave të shitur në fundin e vitit që lamë pas.

Në fokus ka qenë letërsia bashkëkohore dhe titujt e rinj, jodetyrimisht ‘best seller’, por dhe autorët që dolën për herë të parë në panair,” tregon z. Lila.

Libri është një dhuratë gjithmonë e veçantë, një dhuratë me të cilën nuk gabon kurrë./rtsh.al

Gazetare: Xhilda Kondi