Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç

Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç

Interes i lartë nga emigrantët të cilët nuk kanë humbur kohë të regjistrohen në aplikacion për të votuar më 11 maj.

Deri më tani, në ditën e dytë të regjistrimit, afro 6749 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë aplikuar si zgjedhës nga jashtë.

Nga 6749 aplikime të marra deri më tani janë miratuar 845, ndërsa vazhdon puna nga staf i KQZ-së që punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Mes atyre që janë pranuar dhe janë regjistruar si zgjedhës nga jashtë, 42 rezultojnë me dokumente që ju ka skaduar afati, çka në këtë fazë nuk i penalizon votuesit.

Nga shifrat vihet re se pjesa dërrmuese, gati 73% janë burra. 62 % i takojnë grupmoshës 25-45 vjeç, ndërsa ka pak interes nga emigrantë të moshave të reja, ose të fashës së pensionistëve. 

Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve edhe në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika.

Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Regjistrimet nisën më 11 janar (dje). I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani. Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Nëse jeni emigrantë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.