Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh

Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh

Manastiret e Luginës së Drinosit janë bërë pjesë e “World Monuments Watch 2025”.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Urime Shqipëri! Manastiret e Luginës së Drinos janë përzgjedhur për World Monuments Watch 2025, të zgjedhur nga 200 nominime si një nga 25 sitet që përballen me sfidat e trashëgimisë kulturore. Kjo njohje thekson rëndësinë globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA është krenare që i mbështet këto manastire të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe rigjallërimin e tyre për brezat e ardhshëm dhe komunitetet lokale”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.