Elton Ilirjani, një nga figurat më të njohura shqiptare, ka ndarë së fundmi një histori prekëse dhe të thellë në Instagram mbi gjendjen e Parashqevias, një artiste shqiptare me famë. Ai ka zbuluar se Parashqevia ka dy javë që është e shtruar në një pavion psikiatrik në New York City.
Një Gjendje e Trishtuese dhe Moment i Vështirë
Ilirjani ka ndarë ndjenjat e tij duke thënë: “Çdo sëmundje ka nevojë për një diagnozë apo kurim.” Ai shpjegoi se Parashqevia kishte filluar të mendonte se Roberti ende ishte burri i saj dhe se ai nuk ishte martuar dhe nuk kishte fëmijë të tjerë. Fillimisht, sjellja e saj dukej e pranueshme derisa takoi të birin. Pas këtij takimi, shume njerëz vunë re sjellje jo normale.
Kriza dhe Ndërhyrja e Shpejtë
Ilirjani tregoi se pas takimit me të birin, gjendja e Parashqevias u përkeqësua ndjeshëm. “Ajo pati një krizë që i bëri shumë keq të gjithëve. Një krizë që vazhdon edhe sot,” tha ai, duke shtuar se në atë moment situata doli jashtë kontrollit. Parashqevia u shoqërua në spital, ku ka dy javë që ndodhet, por Ilirjani paralajmëron se problemi sapo ka filluar.
Ligji dhe Përplasja me Realitetin Amerikan
Ilirjani ka theksuar se në SHBA, të drejtat e individit janë primare dhe ligji nuk e detyron askënd të pranojë mjekimin kundër dëshirës. Parashqevia nuk pranon asnjë lloj mjekimi dhe situata e saj është në duart e gjykatës. “Ne jetojmë në SHBA dhe ndonjëherë të drejtat e individit janë të forta, ndoshta ashtu siç duhet të jenë, por Parashqevia nuk pranon asnjë lloj mjekimi.”
Shpresa dhe Mbështetja nga Shqiptarët
Elton Ilirjani bëri thirrje për ndihmë dhe solidaritet nga të gjithë shqiptarët. Ai shpreson që gjykata të marrë një vendim pozitiv që do ta ndihmojë Parashqevinë të rikthehet fuqishëm në jetën e saj. “Fatmirësisht, ne i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej pak derisa të vijnë dëshmitë e personave që e njohin dhe dinë historikun e shëndetit të saj,” tha ai.
Ai i bëri gjithashtu thirrje publikut që në rast se e shohin Parashqevinë, të mos e filmojnë apo izolojnë, por të kontaktojnë me të me delikatesë dhe të raportojnë tek familjarët. “Ne nuk jemi aspak të lodhur, duam ta ndihmojmë të gjithë.”
Fundjavë e Pasigurtë
Sipas Ilirjanit, ekziston një shans që Parashqevia të dalë nga spitali pa mjekim nëse gjykata merr një vendim negativ. Ai theksoi se kjo do të ishte shumë e rrezikshme, pasi Parashqevia ka një krizë të thellë dhe nuk është në gjendje të rikthehet në jetën e saj normale pa ndihmë profesionale.
Një Thirrje Për Ndihmë
“Ju bëj thirrje të gjithëve që mund ta takojnë, të na telefonojnë, të mos bëjnë video dhe të mos e izolojnë atë artiste, por të flasin me të,” tha Ilirjani, duke shprehur shpresën se Parashqevia do të marrë ndihmën e nevojshme dhe do të rikthehet në formën e saj më të mirë.
Rrëfimi i plotë:
“Parashqevia ka dy javë që është e shtruar në një pavion psikiatrik të New York City. Është shumë e trishtuar dhe ka qenë një nga momentet më të vështira. Çdo sëmundje ka nevojë për një diagnozë apo kurim. Ajo mendonte se Roberti ende ishte burri i saj dhe se ai nuk ishte martuar dhe nuk kishte fëmijë të tjerë. Sjellja e saj dukej e pranueshme dhe e shpjegueshme deri në momentin që ajo takoi të birin e saj. Shumë njerëz na thonin se kishin parë në takimin e tyre një sjellje jo normale. Të nesërmen e takimit nisi një ditë e re me shumë probleme dhe sidomos për atë që po përballhej me një realitet të ri që nuk e dinte ndoshta ose nuk e pranonte dhe e mohonte kur ka të bëjë me personat tanë më të dashur. Të gjithë ne jemi në situata të tilla dhe ajo ndodhet para një situate të tillë. Ajo pati një krizë që i bëi shumë keq të gjithëve. Një krizë që vazhdon edhe sot. Ajo ditë ishte si një thikë që na solli një Parashqevi që s’e kishim parë. Ajo fliste për gjërra të çuditshme dhe nuk po e ndihmonim dot, askush nga ne nuk ishte më i fuqishëm, situata doli jashtë kontrollit dhe ne duhet të bënim diçka. Atë natë ajo u shoqër ua në spital ku ndodhet prej dy javësh, por problemi sapo ka filluar. Ne jetojmë në SHBA dhe ndonjëherë të drejtat e individit janë primare, janë të forta, ndoshta ashtu siç duhet të jenë dhe Parashqevia nuk pranon asnjë lloj mjekimi, as të bëjë kontroll dhe asnjë gjë. Dhe këtu ligji nuk detyron askënd, dhe në këtë rast ajo ende nuk ka pranuar. Këtu në New York është gjykata që merr një vendim nëse Parashqevia duhet të marrë ndonjë ilaç apo mjekim kundër dëshirës. Ai mjekim që do ta ndihmojë të rikthehet fuqishëm në jetën e saj dhe të jetë ajo artistja që ne njohim të gjithë, por ajo nuk pranon. Fatmirësisht ne i bëmë spitalit që çështja e saj të shtyhej dhe pak derisa të vijnë dëshmitë e personave që e njohin dhe dinë historikun e shëndetit të saj. Vendimi i gjykatës u shty. Ka vetëm dy rrugë në marrjen e vendimit të gjykatës dhe ne shpresojmë që të jetë pozitiv sepse në të kundër të gjendjen që është nuk do jemi përballë një situate të mirë. Ka dhe një shans që ajo të dalë e pamjekuar nga spitali nesër nëse gjykata merr vendim negativ. Nëse kjo ndodh, atëherë për të nuk do të jetë mirë sepse ajo ka një krizë të thellë dhe nuk është mirë, nuk flet arsyeshëm, ka një fiksim të pashpjegueshëm, kërkon gjërra të pashpjegueshme dhe nuk mund të rikthehet jetës së saj të mëparshme. Ka shumë frikë që nëse nesër del, ajo nuk do të ketë më besim tek askush dhe jam i bindur që do të zhduket. Në këtë moment unë shpresoj që kjo mos të ndodhë. Shpresoj që ajo të marrë kurimin e nevojshëm. I lutem të gjithë shqiptarëve që të na ndihmojnë, unë shpresoj që ajo mos të kthehet në rrugë, sepse ne do jemi aty ta presim ta marrim sërish, por duam ndihmën tuaj. Në rastin më të keq nëse ajo largohet dhe nuk është më në kujdesin tonë, ne nuk do të dorëzohemi, ju bëj thirrje të gjithëve që mund ta takojnë, të flasin, mos ta filmojnë, mos të bëjnë foto, mos ta izolojmë atë artiste, por të flasin. Nuk dua të shfaqet ashtu në publik. Unë dhe Luka dhe vëllezër i saj dhe mbesa me nipin, në rast se ndodh kjo gjë dhe ka pak shanse, por në rast se ndodh ama, të flasim ëmbël, të gjendemi, më merrni në telefon, më kontaktoni dhe ta ndihmojmë të gjithë së bashku, na njoftoni ne, ne nuk jemi aspak të lodhur, duam ta ndihmojmë të gjithë. Pra ju lutem në rast se e shikoni, ju lutem të na telefononi, ju bëj thirrje, nuk duhet t’i bëni video dhe nuk është në gjendje të japë mendime të qarta, po kalon një krizë që iu agravua nga takimi me të birin dhe është e kuptueshme. E kuptoj që nuk do ishte aspak dashakeqe edhe nëse e bëni, por ju lutem duhet të sillemi si atdhetar, ta ndihmojmë. Kam shumë besim tek ju dhe e kam parë që mesazhet tuaja kanë qenë lum të bukura. Edhe sa i përket parave në GoFundMe, unë nuk i tërheq, por i tërheq ajo vetë dhe unë nuk kam nevojë për këto para. Ato janë paratë e saj. Nëse nuk e dini sesi funksionon, i tërheq vetëm ajo. Ato para janë për atë dhe ajo do të tërheqë ato kur të ketë një kartë identiteti. Nëse ajo e refuzon, ato para do të rikthehen donatorëve dhe do të jenë të gjitha transparente.”