Moderatorja Marina Vjollca dhe këngëtari Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Ishte vera e vitit që lamë pas që zbuloi një krizë mes çiftit.
Dyshja nuk u pa bashkë në thuajse asnjë moment përgjatë sezonit, duke preferuar që ta kalonin këtë periudhë në heshtje, duke mos folur publikisht.
Për herë të parë, vetë moderatorja e ka pranuar këtë krizë në çift, por duke u shprehur se gjithçka tashmë është zgjidhur mes tyre. Marina ka qenë e ftuar së fundmi në podcatin e Alketa Vejsiut. Mes karrierës, mëmësisë, projekteve dhe bizneseve të suksesshme Alketa e ka pyetur Marinën edhe për marrëdhënien e saj me reperin e njohur nga Kosova.
A ka furtuna në çiftin tuaj, është pyetja ajo.
“Do të gënjeja nëse do të thosha jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona.”
Marina theksoi se lidhja e saj me Getoarin është e fortë për shkak të ngjashmërisë në karaktere.
“Jemi natyra shumë të ngjashme”, tha ajo.
Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën nga media në verën që lamë pas për një ndarje dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Një story e bërë nga reperi Ghetto Geasy tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Ai postoi një thënie të Dritëro Agollit: “E mbajta në krahë tërë ditën/edhe zemër i dhashë “mbahu”/Të nesërmen në fshat kur arritëm/ u tha të tjerëve: “Më rrahu”.
Kaq ka mjaftuar që dyshimet të ngrihen se mes tij dhe Marinës diçka nuk shkon. Mirëpo reperi më vonë vendosi t’u jap fund këtyre aludimeve.
Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram ai shihej i lumtur pranë bashkëshortes, Marinës, dhe vajzës së tyre Marget.