“Balade” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Balade” – Poezi  nga Mimoza Marjanaku

“Balade”

Përshkoj

të njëjtin trotuar.

Bëj të njëjtat hapa

Sikur ti,

Unë mbetem pak mbrapa

për shkak

të numrit të kepucës.

Në kufje

Ballad no 1 in g minor op 23

Takimi jonë

alla Chopin.

Ulem

në pianobarin tonë.

Porosis një kakao .

Kurioze,

pse të shijon

pak kanellë persipër?

Shoh vitrinën e librarisë

Atje

ku marr librin tënd

pa autograf.

Zbres shkallët,

më shtrëngoje pas vetes

Të trembnin takat e mia

Shkoj në parkingun tonë

Dhe i hipi makinës ..

Tabela “Në drejtim tjetër”