Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar situatë të rënduar në qytetine Durrësit, sakaq i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i UKD në lidhje me menaxhimin e situatës.
Në postimin e tyre shkruhet:
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika të disa zona të qytetit. Punonjësit e UK Rajoni Durrës, pavarësisht kushteve tejet të vështira, po mundohen për të normalizuar situatën.
Për shkak të prurjeve shumë të mëdha nga reshjet e ditës së sotme, punonjësit e kanalizimeve janë shpërndarë në akset më problematike.
Sektori i kanalizimeve ka punuar rregullisht për mirëmbajtjen e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe pusetave të tyre, të cilat pastrohen rregullisht.
Aktualisht sacionet e pompave janë të gjithë në punë dhe punojnë me kapacitet të plotë.