Selena Gomez reagoi për emigrantët në SHBA, politikani bën thirrje për dëbimin e saj 

Selena Gomez reagoi për emigrantët në SHBA, politikani bën thirrje për dëbimin e saj 

Republikani Sam Parker ka bërë thirrje që Selena Gomez të dëbohet nga SHBA. Ky reagim i Parker vjen pasi Selena Gomez u shfaq në një video duke qarë dhe duke shprehur shqetësimin e saj për politikat e emigracionit të Donald Trump

“Duhet të dëbohet Selena Gomez” shkroi Parker në llogarinë e tij në X.

Megjithatë nga ana tjetër edhe Selena Gomez nuk e la pa përgjigje komentin e tij.

“Oh zoti Parker, faleminderit për të qeshurën dhe kërcënimin”, shkroi Selena në një postim të publikuar në Insta Story.

Gomez ka folur më parë për historinë e emigrantëve në familjen e saj dhe për sakrificat që ata bënë, duke përfshirë rrugën e vështirë të tezes së saj për të kaluar kufirin në një kamion.