Incidenti i parë i Hamilton, piloti britanik përplas Ferrarin

Incidenti i parë i Hamilton, piloti britanik përplas Ferrarin

Nga sezoni i ri 2025 që nis në mars, shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton do jetë pjesë e Ferrarit. Tanimë 40-vjeçari ka nisur nga puna me makinën e re, ku nuk kanë munguar incidentet.

Gjatë testimit në Barcelonë, shtatë herë kampioni i botës humbi kontrollin e SF-23. Nuk ka pasoja fizike për pilotin, por dëmtime të konsiderueshme në makinën njëvendëshe.

Arsyet e mundshme të aksidentit nuk janë bërë të ditura, por supozohet një gabim në drejtimin e automjetit gjatë frenimit. Pas eventit debutues të një jave më parë në Fiorano, Hamilton është angazhuar në një test më të thelluar në Barcelonë që përfshin edhe mundësinë e kërkimit të performancës.

Testet zyrtare fillojnë në Bahrein më 26-28 shkurt, me Çmimin e Madh të parë të 2025 në Australi të planifikuar për fundjavën e 14-16 mars.