Elton Arbana: E vërteta nuk i përulet asnjë pushteti! Pavarësisht çdo qëllimkeqi, ne do të vazhdojmë punën tonë!

Elton Arbana: E vërteta nuk i përulet asnjë pushteti! Pavarësisht çdo qëllimkeqi, ne do të vazhdojmë punën tonë!

Në një kohë kur informacioni përhapet me një shpejtësi marramendëse, përgjegjësia për të raportuar të vërtetën duhet të jetë thelbësore për çdo media. Megjithatë, realiteti shpesh tregon një tjetër pamje, një hapësirë virtuale të mbushur me lajme të pasakta, të manipuluara dhe të fabrikuara për interesa të caktuara. Kjo tendencë, e cila duket se po kthehet në rregull për disa portale, është vënë në qendër të kritikave të forta, sidomos nga ata që preken drejtpërdrejt nga këto raportime të pavërteta.

Në këtë kontekst, një reagim i ashpër ka ardhur së fundmi nga kreu i Bashkisë së Shijakut, i cili ka mohuar akuzat e ngritura mbi mënyrën e menaxhimit të investimeve publike. Përmes një deklarate të prerë dhe të drejtpërdrejtë, ka sqaruar situatën, duke akuzuar portalet për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe duke kërkuar që e vërteta të mbizotërojë mbi spekulimet.

Statusi i plotë:

🖋 Më vjen keq kur konstatoj se ku janë katandisur portale të caktuara që kërkojnë të mbijetojnë me lajme krejtësisht të rreme.

❌️ Viti i ri filloi me avazin e vjetër. Nuk surprizohem aspak nga llumi juaj dhe kazani i lajmeve të rreme. Mesa duket ju nuk keni kufi, as etikë, as parimin e vërtetësisë.

🔉 E vërteta nuk i përulet asnjë pushteti. Ajo qëndron mbi gjithçka. Duke thënë dhe ndjekur të vërtetën kemi qënë më pranë qytetarëve të Shijakut, kemi zgjidhur problemet e tyre. Rruga për të cilën ju flisni ka ardhur si kërkesë e familjeve të nderuara të fshatit Borakë.

Ne nuk japim tender pa garë. Çdo fitues tenderi për investimet publike i dhënë nga bashkia Shijak është brenda çdo rregulli të legjislacionit shqiptar.

Pavarësisht çdo qëllimkeqi që na del përpara ne do të vazhdojmë punën tonë me këmbëngulje, vullnet dhe përkushtim për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve të cilëve i shërbejmë.

🔴 Sqarimet për FAKE NEWS-in tuaj i keni bashkangjitur me fotot.