Shakira emocionale në Grammy, ia kushtoi çmimin e saj ‘vëllezërve emigrantë’

Shakira emocionale në Grammy, ia kushtoi çmimin e saj ‘vëllezërve emigrantë’

Shakira fitoi një tjetër çmim Grammy, duke ia kushtuar atë “vëllezërve dhe motrave emigrantë”. Ylli kolumbian i popit u nderua me çmimin e katërt Grammy në karrierën e saj, duke fituar në kategorinë e albumit më të mirë latin të muzikës “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Artistja shfrytëzoi rastin për të trajtuar politikën e imigracionit të Presidentit Donald Trump, duke kritikuar vendimet që kanë çuar në dëbime dhe masa më të rrepta kundër emigrantëve pa dokumente.

“Ju jeni të dashur, jeni të denjë dhe unë do të luftoj gjithmonë me ju. Për të gjitha ato gra që punojnë shumë çdo ditë për të mbajtur familjet e tyre, ju jeni ujqërit e vërtetë”, tha Shakira.

Që nga marrja e detyrës si president i 47-të, Donald Trump ka zbatuar një politikë të ashpër imigracioni, me Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave (ICE) që regjistroi arrestime rekord, duke arritur në 956 vetëm më 26 janar.