PO E HAPE ATË DRITARE
Po e hape atë dritare
do të hyj brenda lulelimoni,
do të tundi trupin,
do të bien flokë bore
bijëzat e tij të bardha.
Po e hape atë dritare
do të hyj brenda mëma,
do të shkundi rrugicën,
do të nis shi kujtimesh
që të lag, të mahnit, të puth.
Po e hape atë dritare
do të hyj brenda xixëllonja,
do të tund e shkund krahët,
do të vallëzoj e vallëzoj me dritë.
Shkurt 2025
PO E HAPE ATË DRITARE – POEZI NGA ANDI MEÇAJ
