VIDEO E PLOTË E KONTROLLEVE
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ka intensifikuar kontrollet në terren për ndërgjegjësimin dhe detyrimin e debitorëve që të shlyejnë faturat e papaguara. Në kuadër të këtij aksioni, katër grupe të njësisë Task-Forcë të Shoqërisë Rajonale po zhvillojnë një verifikim të hollësishëm të abonentëve debitorë në qytetin e Shijakut.
Fokusi i punës së inspektorëve është evidentimi i të gjithë klientëve që kanë borxhe të pashlyera, njoftimi i tyre për detyrimet ligjore dhe paralajmërimi për sanksionet e parashikuara në rast të moslikuidimit të faturave. Drejtori i Task-Forcës pranë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit Durrës, Nikolla Simaku, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë tolerim për debitorët, ndërkohë që ka sqaruar edhe procedurat që ata duhet të ndjekin për të shmangur masat ndëshkimore.
Inspektorët e UK Rajoni Durrës kanë informuar qytetarët se mund të paraqiten pranë zyrave të Shoqërisë për të lidhur aktmarrëveshje, duke u dhënë mundësinë të paguajnë borxhin e tyre në këste mujore, duke filluar nga shuma minimale prej 2,000 lekësh. Kjo skemë synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët, ndërsa njëkohësisht garanton arkëtimin e të ardhurave për shoqërinë e ujësjellësit.
Kontrollet do të vijojnë në ditët në vijim, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa të ashpra për ata që refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të respektojnë detyrimet e tyre financiare.