Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë aktorja ajo që ka dhënë lajmin e ëmbël përmes një postimi në rrjetet sociale. Ana po ashtu ka zbuluar se vogëlushes të sapoardhur në jetë ia kanë vendosur emrin Marvel.
“Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli, dhe prandaj ne vendosëm të të quajm ashtu, mrekulli mirë së erdhe në jetë Marvel Mezini, Mami dhe babi mezi po të prisnin”, shkruan Ana krah fotos ku duket vetëm dora e vogël dhe një pjesë e fytyrës së foshnjës.
