Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Libri me titull “Të jesh mësues” me autor Besnik Rama, një udhëtim reflektues për çdo profesionist të arsimit, nga Flori Kasaj

Libri me titull “Të jesh mësues” me autor Besnik Rama, një udhëtim reflektues për çdo profesionist të arsimit, nga Flori Kasaj

Më 19 shtator 2024, profesori Besnik Rama, kolegu im, më dhuroi librin e tij më të ri, “Të jesh mësues”, i cili zuri një vend të veçantë në bibliotekën time, por edhe në mendjen time. Si një ekspert arsimi, tashmë me mbi gjashtë vite përvojë dhe me një dashuri të madhe për librat, jam mësuar të lexoj dhe të vlerësoj në mënyrë kritike botime të ndryshme në fushën e edukimit. Por ky libër ka diçka ndryshe. Nuk është thjesht një përmbledhje teorish mbi mësimdhënien; është një reflektim i thellë mbi misionin e të qenit mësues dhe rolin e tij transformues në shoqëri.

Libri është i strukturuar në 12 pjesë me 24 kapituj, të shtrirë në rreth 300 faqe, duke ofruar një përmbajtje të pasur që mund të lexohet si në mënyrë të pjesshme, ashtu edhe në vijimësi. Unë zgjodha ta lexoja kapitull pas kapitulli, duke i dhënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi çdo temë dhe për të gjetur lidhjen e saj me përvojat e mia profesionale. Çdo faqe më bëri të ndalem, të mendoj dhe shpesh të rikthehem pas në kujtime, për të krahasuar teorinë me praktikën.

Parathënia e shkruar nga MSc. Ergisa Bebja është një hyrje frymëzuese, që nuk mjaftohet me një vlerësim formal të librit, por zhytet në thellësinë e mesazheve që autori përçon. Ergisa ka nxjerrë në pah jo vetëm vlerën e librit si një udhëzues profesional, por edhe ndikimin që ka tek secili që e lexon me mendje dhe zemër të hapur.

Tri shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet libri janë një strukturë që ndihmon lexuesin të navigojë mes temave të ndryshme, duke ruajtur koherencën dhe qartësinë: 1. Mësuesi i suksesshëm; 2. Rolet dhe përgjegjësitë; 3. Përvoja dhe reflektime.

Në pjesën që flet për mësuesin e suksesshëm, Rama shkon përtej përkufizimeve tradicionale dhe e paraqet suksesin si një ndërthurje të pasionit, përkushtimit dhe aftësisë për të frymëzuar. Profesori nuk flet vetëm për aftësitë teknike të mësimdhënies, por thekson rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme me nxënësit, një qasje që rezonon me çdo profesionist të arsimit që e ka përjetuar sfidën e vërtetë të edukimit në praktikë.

Pjesa për rolet dhe përgjegjësitë është një pasqyrë e qartë e kompleksitetit që mbart ky profesion. Mësuesi nuk është vetëm një transmetues njohurish, por edhe një udhëheqës, një mentor dhe shpeshherë një figurë kyçe në jetën e një nxënësi. Si ekspert arsimi, e kam parë shpesh këtë dimension të nënvlerësuar dhe ky libër më rikujtoi se sa e rëndësishme është që çdo mësues ta shohë veten si një faktor ndryshimi në komunitet.

Për mua, pjesa më e goditur e librit është ajo mbi përvojat dhe reflektimet. Profesori ndan histori nga praktika e tij, të cilat nuk janë thjesht tregime personale, por mësime të vlefshme për çdo lexues. Këto reflektime i japin librit një dimension emocional dhe njerëzor që shpesh mungon në literaturën pedagogjike. Janë pikërisht këto rrëfime që e bëjnë librin jo vetëm të lexueshëm, por edhe të paharrueshëm.

Në bibliotekën time, e mbushur me tituj të ndryshëm mbi arsimin, libri “Të jesh mësues” zë një vend të veçantë. Jo sepse është një libër që ofron vetëm njohuri të reja, por sepse të sfidon të mendosh ndryshe, të reflektosh mbi veten si profesionist dhe të rikujton pse ke zgjedhur të jesh pjesë e botës së arsimit.

Ky libër është një udhërrëfyes që duhet të jetë në duart e çdo mësuesi, prindi dhe kujtdo që beson në fuqinë transformuese të arsimit. Nuk është thjesht një libër që duhet lexuar; është një përvojë që duhet përjetuar, një pasqyrë ku sheh veten dhe një ftesë për të qenë më shumë sesa thjesht një edukator. “Të jesh mësues” është një thirrje për të qenë frymëzim. Një libër që nuk e lexon vetëm me sytë, por e ndjen me zemër.

Urime dhe suksese, profesor Besnik Rama! Shpreh publikisht konsideratën time të lartë, vlerësimin dhe nderin që jam koleg i tij, duke mësuar çdo ditë nga përvoja e tij e pasur.

PhD (c) Flori Kasaj

8 shkurt 2025