Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë

Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë

Nga Armand Braho 

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës.

Me regji të Rovena Lules dhe kastën e aktorëve Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra mori duartrokitje pa fund.

Mesazhi kryesor është: miqësia e dashuria janë mbi gjithçka.

Aktorja Olta Daku, në rolin e një gruaje që mendon se i ka të gjitha dhe që humbet gjithçka, tha se duhet t’i kushtojmë rëndësi gjërave që na bëjnë të lumtur.

Aktoret Zamira Kita dhe Egla Ceno shprehen të kënaqura me pjesëmarrjen e publikut.

Komedia e bazuar më tepër tek batutat dhe situatat komike zgjati për më tepër se 90 minuta, ndërsa ishte e fundit për këtë sezon. Ndërkaq duartrokitjet dhe të qeshurat shoqëruan performancën e katër aktoreve gjatë shfaqjes.