MANIPULIMI NGA MET DERVISHI

MANIPULIMI NGA MET DERVISHI

Manipulimi

====

Furia e shtjellave emocionale për çiftin kryebashkiak po platitet

Nga spaku,

Që nga ku gjasme rrodhi informacioni

Atë e mori politika dhe e hapërdau sa në parlament, sa në panele televizive e rrjete sociale

Nga gjithë gjullurdia e llafollogjiçkave pa fund, në vetëdijën e gjindjes

Me aq sa shihet në rrjetet sociale

ka mbetur vetëm Ajola që ka bërë 850 mijë euro xhingla mingla

dhe një nofkë e re për të,

Xinxifilja

Burri vjedh me dy duart

Xinxifilja i bën rrush e kumbulla

Kaq…

Po, çfarë ishte gjithë kjo

Përgjigjen na e jep njëri ndër studjuesit më të njohur të propogandës

Profesor Chomsky, Harvard

E gjitha është një ilustrim i teknikave të manipulimit të masave

Si ndodh

Dihet që masa ka një uri të pashtershme për informacione për jetën e përfaqësueseve të saj, që sa ç’i don, po aq dhe i urren

Po.sh.

Nga gjithë argumentimet e z. Ahmetaj, në vetëdijen publike regjistrohet dhe ju ngre qimet e flokëve përpjetë vetëm një fakt

Që Krmn shijon verë që kushton 35.000. euro

Pra këtë lloj infosh

Si Xinxilfillja jonë me 850.000. euro fustane e tanga, që ju ngrenë flokët përpjetë sidomos grave të elektorateve tona

Ndonëse janë broçkulla

Ndonëse nuk i faktojnë dhe nuk mund t’i faktojë askush

E ndonëse njeriu i prekur mund të sjellë kundër argumentat e tij

Atë tashmë se dëgjon askush

/Mjerë ai që hyn në nofullat e krokodilëve të medies që hedhin prush mbi emocionet e masave/

Pra këso infosh

Kur hidhen

Mbi urinë e masave për të shqyer përfaqësuesit e vet

E bëjnë punën e tyre

Dmth

Jo punën e drejtësisë

Po të politikës

Spinët e së cilës

E gatuan këtë skenar jo për çështje serioze që kanë të bëjnë me qeverisjen e z. Veliaj si landfilldi etj etj etj

Po merren qëllimisht me inskenime që prekin emocionet e njeriut dhe zerojnë logjikën e tij, e infantilizojnë

Janë po të njëjtët spin doctorë

që inskenuan gjyqe katesh për hiersrkët e diktaturësh

Janë po të njëjtat metoda

Po të njëjtat teknika

Të cilat

Nuk lejojnë asnjë lloj progresi të institucioneve, përkundrazi

I rrënojnë pambarimisht ato

Kemi 30 vjet që e bëjnë këtë gjë

Dhe sillemi përqark destabilitetit tonë të stabilizuar si kuajt në lëmë

Dhe

Të mos harroj

Një urim për aleatet tanë,

tutorët e republikës sonë të bananeve

Që i njohin mjeshtërisht teknikat e manipulimit dhe i hedhin benzinë zjarrit të emocioneve të masave tona

Sa herë iu duhet

===

Dhe sa për zelltarët e armiqësive që do të duken për të më kryqëzuar si erionvelivist

Nuk ka lidhje, mikesha e miq

Nuk ka lidhje

Z. Veliaj është globalist, wokist

Unë jam sovranist, tradicionslist

Pra

Kam shqyrtuar më sipër vetëm manipulimin