DASHURI E PENGUAR – POEZI NGA ANDI MEÇAJ

DASHURI E PENGUAR – POEZI NGA ANDI MEÇAJ

DASHURI E PENGUAR

Dy miza dashurojnë

mbi këmbën time,

ngrihen, fluturojnë,

lumturia kështu e ka

ngopet me pak.

Dy atlete

më shikojnë vëngër,

nuk i lashë dje

as të putheshin,

më duhej të isha

me nxitim për në punë.

Tani nuk më flasin,

kanë lidhur gongël lidhëset,

nëse më duhet të dal

nuk kam lidhëse të tjera.

Më thonë njëzëri,

dashurinë po e pengove

të pengon.

Nuk kthej përgjigje

nga frika se mos më

duhet të blej

atlete të tjera firmato

dhe për këtë më duhet

ta fus dorën

thellë në xhep.

Janar 2025