Fitili
I fuçisë së barotit, Ballkanit
=====
(Jo vetëm për fanatikët e narrativës zyrtare
Që kanë të drejtë të befasohen, se i kanë gënjyer…
—-
Fjalimi i zv. Presidentit amerikan në Mynih, J.d. Vance, siç pritej, ka ngjallur reaksion dhe në rrjetet tona popullore/populiste të cilat
kanë tre vjet që i manipulojnë me narrativa fake…
Po ata që narrativat e tjera kritike i shpallnin putiniste, madje bënë dhe listat e heretikëve që duheshin kryqëzuar si agjentë rusë, kinezë etj.
Premisë:
Për shumëkënd që nuk e di, po dhe për brezin pas 90 – tës që s’ka si e s’ka pse t’a dijë:
Pas rënies së Murit të Berlinit
Gorbaçov, atëhere president i Rusisë, garantoi presidentin amerikan se do të tërhiqte bazat ushtarake Sovjetike nga Gjermania perëndimore, Polonia etj etj…
Vetëkuptohet, po dhe e shkruar në protokollet e bisedimeve
Se dhe ShBA do tërhiqte bazat e veta nga Evropa, pra nga Gjermania, etj.
Xhentëlmeni amerikan e garantoi për këtë
Gorbaçov i besoi dhe ( Sot e kryqëzojnë si tradhëtar ose naiv)
Sakaq
Perëndimi i zgjeroi bazat e veta në Poloni , Rumani, etj etj madje dhe në Gjeorgji etj… Pra e rrethoi Rusinë me baza…
E më më fund
Doli dhe projekti Globalist Nuland për coptimin e Rusisë në shumë Rusi të tjera…
Dhe kishte trushplarë macahere që besonin se për tre muaj divizionet ukrainase do të hynin në Moskë …
—
Sakaq
Në
Mynih
Zv presidenti amerikan J.d.Vance afirmoi:
1. Vizioni globalist njëpolar dështoi, pra bota që do qeverisej nga oligarkati anglosakson me vasalët e vet të parajsës evropiane
2. Bota është shumëpolare: Kina, India, Rusia, Brazili, Indonezia, Turqia etj
3. Nuk ka më mbështetje amerikane me para, aq pak ushtarë, për aventurën ukrainase të sociopates Nuland
4. Evropa të mos i kërkojë problemet te Rusia, Kina etj, po te vetja…
5. Evropa s’ka pse të mbështetet më te ShBA për sigurinë, po te vetja
6. Evropa po humbet vlerat e saj demokratike dhe një elitë politike servile e qendrës globaliste të oligarkatit po dhunon sistematikisht demokracinë duke çensuruar shprehjet politike të vullnetit të popujve të vet, duke anuluar zgjedhjet kur ato nuk përkojnë me pritshmëritë e tyre si në Rumani, Georgescu, ose si me Z. Orban, Fico, etj
Ose duke i futur në burg apo shpallur non gratta kundërshtarët e vet politikë
Si z. Berisha në Shqipëri
Etj etj…
Mikesha, miq
Një epokë tjetër po hap horizontet e veta, bota e sovranitetit
Ndoshta, po të jemi të zotët e po të hyjmë në rrjedhat e saj
Kemi një shans dhe ne shqiptarët të bëhemi një shtet dinjitoz mes shteteve të tjera dinjitoze të Ballkanit
Që ka mbi 150 vjet
Që supermenët perëndimorë i kanë etiketuar si fuçi baruti
Dhe fitilin e mbanin vetë