Gazetarja Glidona Daci sulmohet me gjuhe denigruese, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Gazetarja Glidona Daci sulmohet me gjuhe denigruese, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

Një profil Facebooku i krijuar së fundmi me pseudonim bazuar në aliasin e përdorur në kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka sulmuar online të hënën gazetaren Glidona Daci, duke përdorur aludime dhe epitete denigruese. Sakaq AGSH ka reaguar me postimin e mëposhtën në faqen zyrtare të Facebook:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë për shtimin e sulmeve online ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave, gjatë ditëve të fundit.

Në një klimë të tensionuar politike, vërejmë me alarm rritjen e gjuhës së urrejtjes, intimidimit dhe përpjekjeve për të denigruar gazetarët. Roli i tyre është të raportojnë mbi zhvillimet e përditshme, përfshirë ato të drejtësisë, dhe askush nuk duhet t’i frikësojë apo t’i pengojë në ushtrimin e detyrës së tyre për të sjellë të vërtetën, cilado qoftë ajo.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt ndaj gazetarëve, të cilët jo vetëm kanë të drejtën, por edhe detyrën profesionale për të informuar publikun me paanshmëri dhe saktësi.