Dje festuam pavarësinë e Kosovës
Sot duhet të kthehemi në realitet
Kosova ende nuk është e pavarur
Kosova e paketës së Ahtisarit nuk mund të bëhet e pavarur
Evropa i ka ngrirë njohjet e Kosovës
Ka një orientim politik në Bruksel e Uashington të tipit Grenell që po e marrin me të mirë Serbinë e po e joshin me lidershipin e Ballkanit Perëndimor me kusht që të shkëputet nga Rusia
Ka kohë që negociatat po shërbejnë për t’i bërë presion Kosovës të sajojë asociacionin e komunave serbe
Brukseli dhe Uashingtoni po mbështet hapur forcat politike kosovare serbofile që janë të gatshme të bëjnë aleancë me listën serbe
/Sakaq kemi 30 vjet që se kemi dëgjuar asnjëherë as Uashingtonin, as Brukselin të thonë një fjalë për Bujanovcin e Medvegjën e spastrimin etnik andej/
Kurse të ashtuquajturat negociata janë shndërruar në takime të pafund presionesh mbi autoritetet kosovare për të lëshuar pe
Ndonëse
Paketa e Ahtisarit është e para e këtij lloji në historinë e njerëzimit që konsideron multietnik një vend ku 93% e popullsisë është shqiptare dhe ku pakicat kanë veton…
Dmth kontrollojnë Kosovën
Pra mikesha miq
Pas festës duhet të ktheheni me këmbë në tokë
Nga Uashingtoni e Brukseli kemi 20 vjet që presim t’a zgjidhin, meqë i kemi aleatë
Duket që ata shohin axhendat e veta dhe jo tonën
Po ne çduhet të bëjmë
Apo
Ende do të vazhdojmë të kujtojmë se mund t’i nxjerrim gështenjat me duart e të tjerëve
Siç e kemi dhe shprehjen popullore
Dhe nëse jo
Pra nëse kthehemi në realitet e vendosim t’i nxjerrim gështenjat me duart tona
E para gjë që duhet të bëjnë dy qeveritë tona është shembja e Traut të Morinës
E ky nuk është luks, nacionalizëm apo ideologji
Po është imperativ ekonomik
Se do të kemi çmime më të lira për sofrat tona, për frutat e perimet tona, për vezët e pijet tona
Etj etj
Nëse nuk e bën kjo qeveri, po opozita jonë angazhohet për këtë
E…
Nëse jo, po ne shqiptarët këndej e andej e diaspora mund t’a shndërrojnë në lëvizjes shembjen e Traut të Morinës dhe referendumin e vetëvendosjes si një parim i së drejtës ndërkombëtare
Po vjen një epokë tjetër, mikesha e miq
Epoka e sovranitetit
Mos prisni më
Që gështenjat që na i nxjerrin nga prushi duart e aleatëve
Kemi 30 vjet që e presim këtë
Kemi 100 vjet e më tepër
As ka ndodhur
As do të ndodhë…