“Evropa jonë e vjetër e instikteve koloniale” – Met Dervishi

“Evropa jonë e vjetër e instikteve koloniale” – Met Dervishi

Riad/ arkitektët e rinj

Evropa jonë e vjetër e instikteve koloniale

====

Oooo

Mileeeeeeet……,

ulëriu Qazim Mulleti i Ndrenikës sonë

Keni mbi njëqind vjet që hidheni e spërdridheni sa në një skenar metamorfozash në tjetrin vetëm e vetëm që t’i pëlqeni Evropës

Një herë ju prunë një princ që nuk e kuptoi asnjëherë se kishin tallur lulëkuqet me të derisa e përzunë sevfoli gabimisht për Shqipni etnike

Pastaj të harruan fare

Dhe ta tha Lenini i sovjetëve se i kishin bërë marrëveshjet për të të fshirë nga harta në Londrën e vitit 1916

Pastaj

Bëre luftën e Vlorës dhe u kujtuan që ishte gjallë

Pastaj bëre qeveri e parlamente e kabinete po të thanë që mbaje gojën mbyllur për 2 të tretat e viseve shqiptare përreth që masakroheshin

Pastaj të thanë që t’a harroje Çamërinë

Pastaj të thanë që t’i të harroje Janinën, kryeqendrën e Jugut tënd

Dhe pastaj të thanë të harroje Shkupin

Kryeqendrën e gjithë viseve të tua dhe qytetin më të madh të Ballkanit…

Dhe ti u binde

Ti servilja që kujton gjithmonë se qingji i urtë pin dy nëna

Dhe ti u binde pra

Dhe Hasanprishtinjotët që kundërshtuan ti vranë pas shpinës siç të kishin vrarë Ismail Qemalin

Pastaj u bëre me një mbretëri të Shqipërisë londineze dhe të thanë t’a harroje kongresin e Triestes së Ismail Qemalit e Beqir Greblleshit, dhe ti i harrove

Pastaj mbretin t’a martuan me një familje princërore me kusht që pinjollët e tij të ishin katolikë dhe ti e pranove

/se Evropa ashtu na don

Se progresi na pret/

Pastaj erdhi lufta

Pastaj për herë të parë erdhi bashkimi fashist i territoreve të tua dhe u bëre me një kryeqytet me një kryeministër etj etj.

Pastaj

U bëre dhe me një parti komuniste që quhej Partia komuniste Shqiptare

Pra e gjithë shqiptarëve

Po fill pas luftës të thanë t’a harroje dhe ta bëje partia Komuniste e Shqipërisë

Dhe të ktheheshe flrus te Shqipëria e vockël londineze

Dhe ti e pranove kokëulur

Pastaj e shembe diktaturën dhe kujtove që, më në fund Evropa, ja nuk na kishte braktisur

Po pastaj të thanë sërish që t’a harroje Kosovën,

ta harroje dhe Shkupin, e partitë shqiptare atje ti bënin selitë në Tetovë

Se na e shpërblen evropa me integrim te kullotat e saj të parajsës

/siç na kishin premtuar më parë dhe komunistët e vëllazërim bashkimit që më vonë masakruan 300.000.mijë shqiptarë/

Dhe

Pastaj na thanë që t’a harronim sërish Çamërinë

Dhe në vend të saj të hapnin tryezat politike për vetëdeklarimin e kombësisë e Vorioepirin

Se Çamërinë duhet t’a flijojmë sërish për gjeostrategjirat evropiane

Po dhe Vorioepirin duhet t’a pranojmë

Po dhe njëqind minoritete të reja duhet t’i lejojmë, mjaft të venë firmë treqind vetë

Dhe nuk i bëre asnjëherë as dhe një përkujtimore monumentit Hafiz Ali Sabri Koçit

Dhe porteve, aeroporteve, miniporteve, kolegjeve, shkollave e njëqind e një institucioneve u vure emrin e Nënë Terezës

Dhe

Gjergj Kastriotin, gjeneralin e madh të shqiptarëve

E bëre sikur kishte lindur ishte rritur, edukuar e stërvitur në selinë romane të intrigave të papatit e sikur ishte gjeneral i tyre jo i joni

E monumentin e tij me kalë e shpatë

Atë monumentin e Odise Paskalit të madh

e vure në Prishtinë e Shkup jo për të na bashkuar,

po për të na mbrojtur ne e oksidentin prej hordhive aziatike

Kështu të thanë

kështu bëre

Tu mbush mendja se ke në krah aleatët më të mëdhenj të të gjitha botërave

Ti bishtspërdredhsja e qingjit të urtë që pin dy nëna

Dhe tani sërish

Tani që gjithkush po e sheh se Evropa e integrimeve të tua ishte halucinacion

Tani që e refuzuan në Riad

Tani që kushdo po e sheh që Brukseli është një kështjellë burokratike kartoni

Politiqantët e t’u të thonë sërish broçkulla integrimesh….

Oooo

Mileeeeeeet

Po vjen epoka e patriotëve, e sovranitetit e realpolitikës

Kthehju vetvetes

Kthehju etërve të tu themelues

Se treni ikën me shpejtësi

E mund të mbetesh sërish me gisht në gojë

Siç ke bërë këto njëqind e ca vjet

Tha

Qazim Mulleti i stafit të Donald Trumpit

Nga Maja e Statujës së Lirisë