Eklips – Poezi nga Aldo Mustafa

Eklips – Poezi nga Aldo Mustafa

Eklips

Lekurë-bardha porsi lule limoni

Ti e mira që gjethet i tund

Me aromën tënde dhe polenin

Vjen e hidhesh tek unë

Unë moti hije-rëndë

Qëndroj si burrë me namuz

Mustaqet si ul përtokë

Qëndroj drejt me duart grusht’

Ndoshta dje, ose një natë

Tham e grimë ca si shumë

Ti lule-limoni lëkurë-bardhë

Dhe unë burri me namuz

Por s’bën që ky eklips të zgjasë

As dielli dhe hëna nuk errësojnë shumë

Njëri lëviz pak më ngadalë

Por eklipsi gjatë, nuk mban dot kurrë

Imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale bazuar mbi poezinë e mësipërme