Këngë e verdhë zogu në mesnatë – Poezi nga Alisa Velaj

Këngë e verdhë zogu në mesnatë – Poezi nga Alisa Velaj

Këngë e verdhë zogu në mesnatë

Nuk shihet,
nuk shihet aspak.
Veç dridhet nëpër ajrin e territ
si një ankth i brishtë.

Rreze hëne nuk ka.
A thua se dielli u harxhua papritur,
e hëna nuk pati më ç’të reflektonte.

Dridhet një ankth imcak
në trup të natës,
dridhet,
e një fashë drite e verdhë, e verdhë
hidhet saora nga një pemë në tjetrën.

Si mund të fluturojë drita kështu?

Nuk është dritë,
nuk është dritë,
por këngë e verdhe zogu,
si një diell i brishtë, i sapo ngjizur
për mua dhe për ty.

Një diellth i vogël
si foshnjë e brishtë
nëpër ajri!

Imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale bazuar mbi poezinë