Met Dervishi – Oksidenti ynë : Albania 2030 dhe jashtëqitjet orientale

Met Dervishi – Oksidenti ynë : Albania 2030 dhe jashtëqitjet orientale

Parantezë

(Meqë jemi te ligjërimi politik):

Në punimin tim “Përbindëshat e retorikës” kam ilustruar në novitetin politik të diskursit të z. Rama kur ishte në opozitë

Vetë identifikimi :

Ai, pra z. Rama vetë identifikohej me stilemën

: Politikë e re/

Kundërshtari z. Berisha identifikohej prej tij me stilemën: Politikë e vjetër

Sinonime:

Ai, pra z. Rama : “Oksidental, evropian, etj etj… dritë

Kundërshtari, pra z. Berisha si: “Oriental, kacagjel, i prapambetur etj.. etj… errësirë

—-

Të shohim sot, dhjetë vjet në qeveri qëndrore e lokale

a kemi ndonjë lëvizje metaforash, pra novitet diskursi që do të nënkuptonte progres jo vetëm politik për vendin?..

Në fjalën e tij me punonjësit e bashkisë

Z. Rama vetëidentifikohet:…

Si: Misionar, ( Ja pse nuk ikën nga politika, kur i thonë etj…

Ai, pra misionari, e sheh veten në:

“Luftë me historinë dhe për historinë/ ai ka një:”luftë për të mbaruar/ “në 2030 Albania shtet i ri i Be- së

Pra ky është misioni i tij, nga i cili nuk ka se si të heqë dorë, se nuk e ka realizuar akoma

Ja dhe kundërshtari politik, (ai që e pengon misionin

Kundërshtari politik pra,

Në diskursin e sotshëm del si:

“Jashtëqitje gojësh të shthurura ( Orientale, pra opozita

Mendjesh gjysmake ( orientale

Shpirtra të varfërisë mbi fytyrë (orientale

Qenëri mesjetare ( orientale sërish

Ai, z. Rama, ishte e është në luftë me:

“Shiun e baltën e varrezave të Sharrës ( me pra, Orientalen

“Me baltën deri në gju- pra orientalen

“Balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll- pra orientalen

“Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh, – pra orientalen sërish

Ja më poshtë:

“Ashtu siç shembëm

Ngrehinat e shëmtuara që kishin varrosur parqet nën barqet e ujërave të zeza, – orientale sërish

“Na kundërvunë llumin e tyre tridhjetë vjet që llokoçiten, – orientalja sërish

“Sistemi i kalbur i drejtësisë që kemi trashëguar, – oriental, i kalbur

Dhe ja ku del dhe sinonimikja: ( botë) e re/ e vjetër

“Kemi shembur arkitekturën e vjetër të Drejtësisë( orientalen e kalbur

Me reformën ( botën e re….

—-

Përfundimet mund t’i nxjerrë secili vetë

Gjithsesi në diskurs jemi ende në debatet e viteve 30′ të shekullit të kaluar,

po dhe në fillimet politike të z. Rama në krye të P.s.

Shkurt

Nuk ka asgjë të re nga fronti i republikës sonë të bananeve

—–

Sa për dije

Manipulimin antitetik Oksidental/ oriental e ka çmontuar si diskurs kolonialist

Edward Said në librin e tij

Oksidentalizmi/ Oksidentalism

Imazh i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale bazuar mbi tekstin e mësipërm.