Nuk e di, nëse do të marrë më mundimin të merrem me këtë temë, por do të shpreh disa gjëra shkurtimisht, sipas eksperiencave të mia.
Është shumë e cuditshme që pedagog, prof, persona që presupozohet se kanë një bagazh e mendësi të hapur e të gjerë, ‘ngushtojnë’ mendimet e tyre te tallavaja, dhe rëndom thonë kur nuk shkon dicka aty ku duan dhe si e duan ato ‘brez tallavaje’, natyrisht me përcmim. Tani, a i takon një mendimtari, një njeriu të dijes, etj, etj të merret me ‘tallavanë’ apo me një akuzë dhe kauze kaq të vogël, duke akuzuar një gjeneratë të tërë, pa bërë disa analiza sociale, se pse ndodh kjo dhe duke folur pa argument, se u bë ‘bajat’ kjo temë, qëkur kam qenë un dhe brezi im; ku kjo gjini, kishte përmasa edhe më të frikshme dhe absolutisht, duke mos i dhënë rëndësi kaq të madhe do zbehet dhe i takon një pjese të vogël të shoqërisë, një minoritet, do të thoja që nëse do të rrisim një brez me shembujt e modelet e duhura, absolutisht, do të bëhet edhe më e vogël se c’është. Tani, rikthehem te mendimtarët që akuzojnë një gjeneratë ka mbi 30-vite. Të dashur mendimtar dhe Ju që jeni të Maja e Olimpit, para se të akuzoni një brez, që edhe sikur të ish i tëri tallava, që me kontaktet e shpeshta dhe diskurset që bëj me brezin e ri hap pas hapi e kohë pas kohe, as më rezulton fare kështu, Ju që për cdo problematikë akuzoni brezin, sa modele të mira, apo sa herë keni diskutuar me to për vlerat, sa herë keni shteruar energjitë, për të folur ballë për ballë me këtë brez. Sa nisma personale dhe institucionale jeni përpjekur të bëni për këtë brez, që pa argument or e pa kohë akuzohet ‘brez tallavaje. Një mëndimtar nuk duhet të flas ‘përlyhet’ fare me tema të tilla, pa bërë njëherë një analizë, se nga vjen kjo rrymë, apo gjini që sjell disa tinguj muzikor, pse pëlqehet, sa e arsimuar është kategoria që e pëlqen, nga cfarë mjedisi familjar e shkollor e intelektual vijnë kategoritë që e ndjekin këtë rrymë?? A është rrymë që është më shumë e ndjekur nga një moshë tranzitore, si adoleshenca, që ka tërë të drejtat të dëgjoj cdo gjë, se ashtu do formohet, apo është rrymë që ndiqet dhe nga mosha madhore, që tashmë e kanë stil jete këtë rrymë?? Për mua është thjesht rrymë tranzitore dhe që i përket me shumë një grupi të caktuar njerëzish, por edhe presupozojmë që do ishin më shumë, ju Pedagogët, profesorët, akademikët, pse nuk e studioni përse ndodh dicka e tillë. A jemi e vetmja shoqëri që e kemi këtë ‘problem’ apo hiperbolizohet problemi, se mua duket që kur cdo gje nis me akuzë, sidomos për adoleshntët, situata vetëm agravohet dhe ato i shtyjne më tepër nga inati të bëjnë të kundërtën e asaj që i thua. Por, shijet , stili, mendimet cdo gje në adoleshencë është fazë tranzitore, kurrë e përjetshme e besoj kaq gjë e dini. Ajo që më shqetëson mua është pse ka kaq kohë që flisni dhe askush nuk bën një studim të mirëfilltë për ‘tallavanë’ , personat që e dëgjojnë dhe pse e dëgjojnë, edhe pse nuk jam fare dakord, personalisht të marrë një vëmendje kaq të madhe, po më lind vetiu pyetja, mos Ju Mendimtarët e Olimpit, dini vetëm të bëni një akuzë që t’i shpëtoni pergjrgjesive dhe pjesës së dhënies së një modeli ideal dita-ditës edhe kur mund të rrezikoheni t’ju hedhin gura?! Po gura, se profesionisti aty e bën dallimin, te integriteti dhe morali qe ka, aty dallohet profesionist dinjitoz nga pseudoprofesionisti medioker rrogetar, nga të tjerët, ju më shumë preferoni të bëni një Denuncë në ajër, se sa të studioni shkaqet…? Të observoni pse ndodh, të studioni mirë mjedisin ku ndodh e të nxirrni disa rezultate objektive e të sakta, sa keni 30-vite vec një fjale thoni ‘brez tallavaje. Maja Olimpit shquhet dhe për diverisitet dhe ‘Perënditë’ e dijes shqiptare, duhet të dijnë që janë aty të japin zgjidhje me shëmbuj konkret, me studimet konkrete, duke ‘luftuar’ dita-ditës dhe për një gjeneratë që të ketë modele të mira, që shkojnë në opera, teatër, librari edhe pse mund të hasësh urrejtje dhe vështirës në shoqërinë tonë dhe mosdakordësi, sidomos te një mësues që e ka më shumë kollaj të pi një kafe e të dëgjoj vetë tallava me brezin e ri, apo shumë e vështirë kjo që them e kërkoj un, ëhm?! Mua me duket se këtë ‘tallavanë’ Ju ë përdorni për ‘klikime’ dhe scoop, se Pedagogu, mendimtari është shembull urtësie, mencurie, vizioni dhe dashurie për edukimin e gjeneratës së re, sado e vështire të jetë… Modelet e mira, keni harruar modelet e mira që duhen ndjekur, edhe pse benefitet nuk merren aty për aty dhe nxënësi apo studenti më problematik do kthehet një ditë aty edhe pse rruga e drejtë dhe vështirë mund t’a coj dhe në urrejtje për atë që ia tregon. Mund të flas shumë e më shumë, por uroj që mesazhi u mor. Të dashur prindër, edhe Ju që Ju zë tmerri, në adoleshëncë të gjithë kanë një fazë, pak të vështirë, po ai që është rritur në një mjedis të kultivuar dhe estetik do të kthehet përherë tek e mira. Por para se t’i vini gishtin drejtues studioni njëherë arsyet dhe shkaqet , që duhet t’i nisni me veten fillimisht, pastaj me problematikat e moshës dhe a keni qene dhe Ju mentor i Zoti apo jo…!?
P.S
Kudo nëpër botë ka rryma pafund muzikore që kanë ndjekësit e tyre, disa më pak disa më shumë, disa i bëjnë për famë, disa për mbijetesë, arti komercial lidhet me fitimin, është biznes afatgjatë apo afatshkurtër. Përshembull, nëse një lokal nate gjeneron të ardhura të mëdha, nga një rrymë tallava apo cfarëdolloj qoftë ai është i suksesshëm dhe kjo është aftësia dhe suksesi vet ne kapitalizem. As nuk mendoj që pronari do të merret me atë cfarë dëshiron vete, por me atë që i sjellë më shumë të ardhura. Poooor, kudo dhe kurdo ka një pjesë elitare të shoqërisë, ka institucione, shoqata e lloj-lloj burimesh që edukojnë brezin e ri dhe mbështesin politikat e edukimit sa më të drejtë të brezit të ri, e lloj-lloj strategjish të tjera, se aty nuk ka akuza, ka studim dhe zgjidhje problemi dhe Mentoret e Zote, udheheqesit e brezave nuk urrehen, por cmohen. Dhe artet do bashkëekzistojne si komerciali ashtu dhe arti i mirëfillite, është zgjedhja e kujtdo të marrë pjesë në një opera, apo dicka momentale, po rruga e duhur në cdo cep brezit të ri u duhet treguar. Personalisht ‘tallavaja’për mua është preteksti, për të fshehur të gjitha këto luftra, që një intelektual me peshë dhe një pedagog i mirë duhet t’i bëj përditë.
