“𝗕𝗼𝘀𝗵”
Bosh shtrati
Bosh makina
larëse
Bosh valixhet
Bosh rafti
librave
Bosh tryeza
Bosh karriget
Bosh dollapi
I bukës,
I rrobave,
I këpucëve.
Bosh
Vazoja
e frutave,
e luleve,
e qiriut.
Shpirti
përpëlitet
Në trupin e një fluture
Në një dhomë
bosh..
𝕄.𝕄 𝟚𝟞/𝟘𝟚/𝟚𝟘𝟚𝟝

