Manjola Luku – Gruaja që kryesoi primaret e Durrësit! 

Manjola Luku – Gruaja që kryesoi primaret e Durrësit! 

Manjola Luku është një farmaciste dhe politikane shqiptare, e njohur për përkushtimin e saj në fushën e farmacisë dhe angazhimin në jetën publike të Durrësit. Ajo ka ndërtuar një karrierë të shquar falë përvojës së gjatë profesionale dhe kontributit të saj të vazhdueshëm në komunitet. Manjola ka përfunduar dy fakultete, përkatësisht 6-vjeçarin në Mjekësi të Përgjithshme dhe 5-vjeçarin për Farmaciste.

Manjola Luku zhvillon aktivitetin e saj profesional në Farmaci “Luku”, e cila ndodhet në Rrugën “Gjiri i Lalëzit” në Durrës. Aty Manjola njihet prej të gjithë banorëve të zonës dhe mjafton të pyesësh për emrin e saj për të zbuluar sesa njerëz ka ndihmuar vullnetarisht, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë. Farmacia ofron një gamë të gjerë shërbimesh farmaceutike dhe produkte cilësore, bashkëngjitur me përkushtimin e saj ndaj profesionit ka bërë që farmacia të jetë një pikë referimi për banorët e zonës.  

Angazhimi politik

Në vitin 2021, Manjola Luku u angazhua në politikë si një figurë e re dhe arriti të marrë një numër të konsiderueshëm votash në qarkun e Durrësit. Ajo u rendit e dyta për vota personale nga gratë e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, pas Grida Dumës. Megjithatë, për shkak të renditjes në listë dhe sistemit zgjedhor, nuk arriti të fitojë mandatin e deputetes.

Në vitin 2023, Manjola Luku u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit, duke vazhduar kontributin e saj në jetën publike dhe politike të qytetit.

Primaret për zgjedhjet lokale në Durrës

Në primaret e zhvilluara për zgjedhjet lokale në Durrës, Manjola Luku u shqua si kandidatja grua më e votuar, duke marrë 424 vota. Ky rezultat pasqyron besimin dhe mbështetjen e gjerë të qytetarëve ndaj saj, falë përvojës së gjatë profesionale dhe angazhimit publik.

Përkushtimi i saj në fushën e farmacisë dhe angazhimi në politikë e bëjnë Manjola Lukun një figurë të rëndësishme në komunitetin e Durrësit dhe një aset të fortë për Partinë Demokratike.