Premiera e teatrit tonë
——
Rron or rron
Teatri…
Ne, njerëzit e kulturës dhe artdashësit durrsakë që kemi mbi pesëdhjetë vjet që e ndjekim teatrin tonë
E dimë shumë mirë që dhe në periudhën e diktaturës
Po edhe në periudhën e demokracisë
Ka pasur e ka si dhe dhe sot sot eksponentë politikë, ekzekutive e burokratë
Që e kanë mbështetur me mish e me shpirt teatrin si foleja, shpesh, e vetme, e lirisë
Ashtu siç ka pasur shpesh
Edhe dje në diktaturë, edhe sot në demokraci
Eksponentët politikë, ekzekutivë e burokratë që e kanë pasur dhe e kanë frikë teatrin
Që shpifin vazhdimisht për të
Ose që e kanë injoruar dhe e injorojnë vazhdimisht atë,
Ose dhe që kanë bërë çmos për t’a zvogëluar e, madje, në ndonjë rast
Edhe për t’a zhdukur atë
Duke bërë llogari financiare mbi humbjet dhe fitimet prej tij
Pra duke e bërë atë të barasvlershëm me mallrat e konsumit
Por teatri nuk është mall konsumi
Prandaj rron
Dhe ne
Njerëzit e kulturës e jo vetëm
e dimë mirë se teatri është i regjisë, dramaturgjisë, aktorit
Dhe publikut
Inskenimi i mbrëmshëm i një teksti të dramatizuar te teatri ynë qe një goditje ekzaltuese
Ishte një kulm regjisorial e aktoresk jo vetëm në rrafsh lokal, po dhe në rrafsh kombëtar që do të ketë jehonë të gjerë për prurjet e reja regjisoriale e regjistrave rinj stilistikë të mjeshtrave të aktrimit të mbrëmshëm
Ekzaltimi i publikut e provon këtë
ekzaltimi i videove, mesazheve, rradhëve te biletaria, stafit shtesë
Dhe
Një teatër që mbështetet kësisoj nga publiku i vet
Rron
Or rron
Se teatri
Nuk është as i eksponentëve politikë, ekzekutivë e burokratë që shkojnë e vijnë
Po i regjisorëve, dramaturgëve, aktorëve
E i publikut
Që sheh te teatri lirinë dhe aventurën e vet të jetës e vdekjes
https://www.facebook.com/share/v/14uyEdfCHx
