Nga Alisa Velaj
E KE NJË THEMEL
E ke një themel të lashtë sa ditët.
Të bukur sa syhapja e të verbrit
para lules që ndjerë i kishe
vetëm aromën.
Tani lule është, trajtë e përsosur përkohshmërie.
Kaq shume më ngjan
mua dhe ty.
E ke një themel të lagur me lot dashurie.
Hija e bimës të psalt hymne gëzimi
sa herë dielli perëndohet.
Ke qenë, je dhe do të jesh këngë,
në shpirtin e gruas së marrosur pas fjalës,
sepse e ke themelin të lashtë sa netët…
