Qendra kombëtare e librit dhe leximit – Hap thirrjet për fondin e përkthimit të librit shqip në gjuhë të huaj

Qendra kombëtare e librit dhe leximit – Hap thirrjet për fondin e përkthimit të librit shqip në gjuhë të huaj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hapi thirrjen për aplikime për mbështetje për përkthimin e veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Fondi i Përkthimit të Librit Shqip në Gjuhë të Huaj i drejtohet gjithë botuesve të huaj që duan të botojnë në gjuhët e tyre autorë shqiptarë. Thirrja nuk është e kufizuar vetëm për libra artistikë, por për çdo vepër e cila shënjon një vlerë në kulturën shqiptare, në historiografi, letërsi, studime.

Fondi i Përkthimit i Letërsisë Shqipe në gjuhë dhe kulturë të tjera është një ndër fondet më të rëndësishme i Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit, një fond i cili është në sinkron dhe me vizionin dhe politikën tonë për ta bërë më të pranishme librin shqip pikërisht në ato gjuhë dhe kultura ku ne kemi një farë mungese dhe është një mundësi shumë e mirë për të gjithë autorët shqiptarë që të promovohen”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit

Përkthimi ka për qëllim promovimin letërsinë shqipe në kultura të tjera dhe synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë./rtsh.al