Rekurs në Gjykatën e Lartë për tarifimin e parkimeve në Durrës – Joni Myshketa kundër vendimit

Rekurs në Gjykatën e Lartë për tarifimin e parkimeve në Durrës – Joni Myshketa kundër vendimit

Çështja e tarifimit të parkimeve në Durrës ka marrë një zhvillim të ri juridik. Joni Myshketa ka bërë të ditur se është depozituar rekursi në Gjykatën e Lartë për vendimin që parashikon pagesën për parkimin në zonat më nevralgjike të qytetit, A dhe B.

Në deklaratën e tij, Myshketa thekson se para se të merrej ky vendim, duhej të ishin siguruar kushte të tjera që lehtësojnë jetën e qytetarëve, si një transport publik efikas, lirimi i hapësirave të parkimit nga zëniet abuzive dhe rehabilitimi i ambienteve të dedikuara për këtë qëllim. Ai akuzon Bashkinë e Durrësit për mosveprim dhe mungesë të zgjidhjeve konkrete, duke argumentuar se tarifimi pa plotësuar këto kushte është i padrejtë dhe i papranueshëm për qytetarët.

Kjo lëvizje juridike pritet të hapë një debat të gjerë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe tarifimin e parkimeve në një nga qytetet më të mëdha të vendit.Të nderuar miq, qytetar durrsak e jo vetëm!

Statusi i plotë:

Uroj në radhë të parë të jeni sa më mirë!

Sot sapo u depozitua rekursi në Gjykatën e Lartë çështja në lidhje me tarifimin me pagesë të parkimeve në Durrës në zonat A dhe B, zonat me nevralgjike të qytetit.

Besojmë fort që përpara se të shkohet tek tarifimi pra rëndimi i xhepave të qytetarëve durrsak dhe jo vetëm, duhej të ishin marrë masat paraprake si:

1. Një transport publik efikas dhe efiçent që do mundësonte një shërbim dinjitoz për qytetarët duke minimizuar kësisoj përdorimin nga nevoja i mjeteve personale, duke ulur koston e qytetarëve, ulur qarkullimin e panevojshëm të mjeteve, lehtësimin e trafikut dhe detyrimishit një lirim të hapësirave të parikimit.

2. Lirimin e parkimeve të paligjshme nga të gjitha automjetet e dëmtuara prej vitesh në rrugët e qytetit, mjeteve me tabela shitet, jepen me qira dhe karrigeve, koneve abuzive.

3. Lirimin dhe rehabilitimin e shesheve ndërmjet pallateve nga zëniet abuzive.

4. Rehabilitimin e të gjitha objekteve shumëkatëshe në qytet, të cilët janë çertifikuar dhe kolauduar që sipas lejeve të lëshuara nga Bashkia , ambientet e garazhdeve të rikthehen në funksionin e tyre dhe jo te lëna si magazine ose të papërdorura.

5. Mundësimin e një parkimi publik pa pagesë dhe sistemin e të gjithë residentëve përpara se të shkohet tek pagesat.

6. Ngushtimi I rrugëve dhe konceptimi I disa rrethrrotullimeve që jo vetëm nuk kanë funksionuar, por ka ë sjellë kaoticitet ne trafik dhe minimiz i parkimeve.

Por asgje si më sipër nuk është realizuar, madje kush e ka për detyrim ligjor ti kishte zgjidhur pra Bashkia, është faktori kryesor përmes veprimeve dhe mos veprimeve ndër dekada tashmë që ndodhemi në njē situatë të tillë.

Pasi të ishin kryer të gjitha detyrimet do isha pro nismës, por nuk mund të zgjidhen gjërat me tarifime ekstra dhe shkaktari nuk.mund të jetë kurrë zgjidhja.

Besoj fort që jemi në të drejtën tonë në radhë të parë si qytetar e me pas si përfaqësues politik.

Jam dhe do mbetem përherë në kah të së drejtës si njeri i lirë!