Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë

Pas divorcit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen shtëpinë luksoze për 18 milionë dollarë

Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck. Këngëtarja me famë botërore u zhvendos në një shtëpi të re pranë Los Anxhelosit, duke blerë, sipas një raporti të People, një pronë luksoze me vlerë rreth 18 milionë dollarë.

Kjo lëvizje vjen disa muaj pasi divorci i saj nga Ben Affleck u finalizua më 6 janar 2025. Jennifer Lopez kishte paraqitur kërkesën për divorc më 20 gusht, ditën e përvjetorit të tyre të dytë të martesës, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”.

Këngëtarja ka kërkuar një shtëpi të re që nga pranvera e vitit 2024. Një burim i afërt me të tha për People gushtin e kaluar se Jennifer Lopez filloi në mënyrë diskrete kërkimin e saj në prill, në të njëjtën kohë kur u nda nga aktori.

Në atë kohë, Jennifer Lopez po mendonte të blinte një shtëpi “me të vërtetë të jashtëzakonshme” në Beverly Hills, sipas të njëjtit person.

Prona ofronte privatësi të plotë, ndodhej në një rrugë të qetë dhe kishte fqinjë nga elita e industrisë së argëtimit. Megjithatë, në fund zgjodhi një shtëpi tjetër.

Në korrik të vitit të kaluar, ish-çifti nxorri në shitje shtëpinë e tyre të përbashkët në Beverly Hills, duke kërkuar 68 milionë dollarë. Prona fillimisht u ble nga dy yjet në qershor 2023 për pak më pak se 61 milionë dollarë. Ata fillimisht u përpoqën ta shesin atë pa listim publik në qershor 2024, por ndërsa u përpoqën të gjenin një blerës, ata më në fund e nxorën zyrtarisht në shitje në korrik.

Ndërkohë, Ben Affleck bleu shtëpinë e tij në Los Angeles më 24 korrik të 2024-ës për 20.5 milionë dollarë.